Analizë

AA publikon albumin e Istanbul Photo Awards

Albumi do të jetë në dispozicion në faqen e internetit www.istanbulphotoawards.com

Ayşe Hümeyra Atılgan  | 03.08.2017 - Përdıtësım : 04.08.2017
AA publikon albumin e Istanbul Photo Awards

Stamboll

ANKARA (AA) - Anadolu Agency (AA) ka publikuar një album të fotografive fituese në "Istanbul Photo Awards 2017" të këtij, në të cilin u vlerësuan rreth 25.000 aplikime në tetë kategori. 

Njëzet e dy fotografë nga 17 vende morën çmime në konkursin e marsit të sponsorizuar nga Turkish Airlines dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Fituesit u zgjodhën në mes të 19-22 marsit gjatë një takimi të jurisë, e cila përbëhej nga emra të njohur botërorë në fushën e fotografisë, në rajonin historik të Anadollit Qendror, Kapadokia.

Fotografia "Ikja nga DEASH-i" e fotografit francez Frederic Lafargue, e cila u zgjodh Fotografia e Vitit, është vendosur në ballinën e albumit.

Seria e fotografive nga Aris Messinis, "Vdekja në Mesdhe" për Agence France Presse, e cila fitoi çmimin e Serisë së Fotolajmeve, dhe fotografia e Adam Pretty "Nën Sipërfaqe" e shkrepur për Getty Images, e cila fitoi çmimin e parë në kategorinë Fotolajm i Vetëm Sportiv, po ashtu do të përfshihet në album.

Fotografë e tjera fituese përfshijnë Serinë Sportive të Patrick Smithit, fotografitë e Mary Gelman për viktimat e dhunës në familje, fotoserinë me orangutangë nga Kemal Jufri, fotoserinë e Johnny Miller në fushën e golfit Papwa Sewgolum dhe fotografitë e trajnimit në rrugë në Gaza të shkrepura nga Hosam Salem, fotograf me mëditje i cili mori Çmimin Fotoreporteri i Ri për herë të parë në historinë trevjeçare të garës.

Albumi fotografik do t'u dorëzohet fotografëve profesionistë si në Turqi, ashtu edhe në mbarë botën.

Gjithashtu, albumi do të jetë në dispozicion edhe në faqen e internetit www.istanbulphotoawards.com, që është faqja zyrtare e konkursit.

Fotografitë fituese do të ekspozohen në Izmir

Një ekspozitë e fotografive fituese do të hapet në provincën perëndimore të Izmirit në Turqi më 7 shtator. Galeria Folkart do t'i ekspozojë fotografitë në kohëzgjatje prej një muaji.

Më parë, një total prej 126 fotografish u ekspozuan në Stamboll dhe Ankara.

AA është duke planifikuar të hapë edhe dy ekspozita në Nju Jork dhe Moskë në tetor. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın