Erbil
BAGDAT (AA) - Gjykata Federale e Irakut njofton se ka dhënë vendimin për të ndaluar referendumin që Qeveria Rajonale Kurde e Irakut planifikon të organizojë më 25 shtator, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i gjykatës, Iyas Samuk, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se "Gjykata duke u mbledhur me pjesëmarrjen e anëtarëve ka shqyrtuar kërkesat e ardhura për pezullimin e referendumit (të zonave të debatueshme) në rajonin e Kurdistanit dhe rajonet e tjera".
"Pas shqyrtimit gjykata ka dhënë vendimin për pezullimin e referendumit të planifikuar për tu mbajtur më 25 shtator", ka konfirmuar Samuk.
Theksohet se gjykata ka pezulluar referendumin në fjalë, duke argumentuar se "referendumi është në kundërshtim me kushtetutën".
Kreu i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut të Veriut, Mesut Barzani, pas një takimi të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor kishte deklaruar se referendumi i cili diskutohej prej një kohe të gjatë do të mbahet më 25 shtator 2017.
Ndërsa kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, në një deklaratë pas shpalljes së referendumit nga Barzani ishte shprehur se "Nuk do të njihnin rezultatin e këtij referendumi duke e konsideruar në kundërshtim me kushtetutën".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.