Analizë

Raundi i pestë i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë

Pas një pauze një mujore, nesër në Gjenevë në tryezën e bisedimeve serish do të ulen delegacionet e aktorëve kryesorë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për krizën siriane

Selen Temizer  | 22.03.2017 - Përdıtësım : 22.03.2017
Raundi i pestë i bisedimeve për Sirinë në Gjenevë

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Në hijen e shkeljeve të armëpushimit nga forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe reagimit të forcave të opozitës siriane, nesër në Gjenevë do të fillon raundi i pestë i bisedimeve të paqes nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një pauze një mujore, nesër në Gjenevë në tryezën e bisedimeve serish do të ulen delegacionet e aktorëve kryesorë me qëllim të gjetjes të zgjidhjes për krizën siriane.

Armëpushimi në Siri me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë u arrit më 30 dhjetor. Forcat e regjimit kanë vazhduar sulmet dhe krimet kundër civilëve, kurse forcat e opozitës siriane në ditët e fundit filluan t'i kundërpërgjigjen sulmeve të regjimit.

Delegacioni i opozitës siriane nuk mori pjesë në bisedimet e javës së kaluar në Astana, kurse si arsye kanë theksuar se forcat e regjimit nuk po respektojnë armëpushimin e arritur.

Raundi i pestë i negociatave në Gjenevë nesër poashtu fillon me këtë atmosferë dhe pa ndonjë optimizëm. 

Zëdhënësja e zyrës së OKB-së në Gjenevë, Alessandra Vellucci dje deklaroi se në raundin e pestë të bisedimeve do të marrin pjesë delegacionet që kanë marrë pjesë në raundin e mëparshëm. 

Negociatat do të fillojë nesër me takime të ndara të delegacionit të opozitës siriane dhe regjimit me Ndihmësin e të dërguarit special për Sirinë Ramsey Izettin, kurse takimet e të premtes pritet ti prijë i dërguari special Staffan de Mistura i cili nesër do të qëndrojë në vizitë në Turqi.

Nuk dihet ende nëse do të ketë negociata të drejtpërdrejta midis delegacionve kundërshtare siriane.

Në axhendën e raundit të pestë të bisedimeve në Gjenevë do të jenë katër pika të cilat janë arritur më parë. Në udhërrëfyesin e mëparshëm të përfshirë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, janë paraparë negociata për formimin e qeverisë kalimtare, përgatitjes së kushtetutës dhe organizimit të zgjedhjeve parlamentare në Siri, ndërsa muajin e kaluar i është shtuar edhe pika e katërt në lidhje me negociatat për luftën efikase kundër terrorizmit.

Pritet që në vazhdimin e negociatave që regjimi sirian dhe aleatja e saj Rusia të vazhdojnë të insistojnë në forcimin e grupeve të armatosura që janë të afërta me Moskën dhe Kajron, të cilat Rusia mundohet t'i paraqesë si pjesë e opozitës siriane.

Delegacioni i regjimit sirian dhe aleatët e saj Rusia dhe Irani përkrahin formimin e një "qeverie të unitetit kombëtar", në vend të qeverisë kalimtare, dhe kështu të mbajnë në pushtet regjimin e Asadit dhe opozitës t'i japin disa ministri.

Delegacioni i opozitës siriane ende nuk është prononcuar siriane në lidhje me raundin e ardhshëm të negociatave, por pritet që një nga temat kryesore të jetë dhënia fund e shkeljeve të armëpushimit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın