Analizë, BALLKANI

Reshje bore në disa qytete të Shqipërisë

Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit

Malik Hasa  | 06.01.2017 - Përdıtësım : 06.01.2017
Reshje bore në disa qytete të Shqipërisë

Tiranë

TIRANË (AA) - Përkeqësimi i motit në disa zona të Shqipërisë, kryesisht nga reshjet e dendura të borës ka shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore. Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet, raporton Anadolu Agency (AA).

Reshjet e bora kanë qenë të dendura në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Dibrës dhe Elbasanit, ku si pasojë janë bllokuar disa akse rrugore në zonat malore. Bora për herë të parë këtë vit ka rënë edhe në Tiranë.

Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

Ndërkohë për përballimin e situatës dhe zhbllokimin e rrugëve në zonat malore janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, kryesisht në veri të vendit.

Ndërkohë Shqipëria paralelisht me motin e keq po përballet edhe me virusin e gripit, ku dje u shënuan edhe dy viktimat e para. Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë, ka urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar për disa ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın