Bota, Analizë

Sulm i armatosur në SHBA, 8 të vdekur

Zëdhënësi i Byrosë së Hetimeve të Mississippi-t, Warren Strain, në një deklaratë është shprehur se natën e të shtunës kanë ndodhur sulme me armë në tre shtëpi të ndryshme

Betül Yürük  | 28.05.2017 - Përdıtësım : 29.05.2017
Sulm i armatosur në SHBA, 8 të vdekur

New York

NEW YORK (AA) - Tetë persona duke përfshirë edhe një zëvendës sherif kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në rajonin Mississippi të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Byrosë së Hetimeve të Mississippi-t, Warren Strain, në një deklaratë është shprehur se natën e të shtunës kanë ndodhur sulme me armë në tre shtëpi të ndryshme.

Strain ka theksuar se në sulmet e armatosura kanë humbur jetën 8 persona, duke përfshirë edhe një zëvendës sherif.

Ndërsa është bërë e ditur që sulmuesi Corby Godbolt është arrestuar, dhe në një deklaratë për mediat lokale pas arrestimit ai ka shprehur keqardhjen për ngjarjen.

Gjithashtu sulmuesi ka theksuar se shpresonte që të qëllohej nga policia pasi i kishin mbaruar plumbat dhe se nuk mendonte se të arrestohej i gjallë. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın