BALLKANI

Ministrja Nikolla takon homologun e Kosovës, në fokus integrimi i politikave arsimore

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në fushën e arsimit si dhe integrimi i politikave arsimore midis Shqipërisë dhe Kosovës

Fatjon Cuka  | 25.09.2017 - Përdıtësım : 26.09.2017
Ministrja Nikolla takon homologun e Kosovës, në fokus integrimi i politikave arsimore Burimi: MASR

Tiranë

TIRANË (AA) - Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Lindita Nikolla, është takuar sot me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ku në fokus ishte bashkëpunimi në fushën e arsimit si dhe integrimi i politikave arsimore midis dy vendeve, etj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë (MASR), thuhet se ministrja Nikolla, gjatë takimit theksoi se integrimi dypalësh i politikave arsimore midis Shqipërisë dhe Kosovës ka rëndësi të veçantë.

“Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit parauniversitar dhe universitar do të vazhdojë të konsolidohet. Për MASR reforma në arsimin e lartë është një tjetër proces i rëndësishëm, gjatë të cilit mund të krijojmë bashkëpunim dhe shkëmbim eksperience. Brenda dhjetorit do të ketë një raportim transparent për publikun mbi vlerësimin dhe akreditimin institucional të universiteteve. Ne do të krijojmë kushtet për të rritur cilësinë në arsim, pasi kjo është sfida jonë e radhës. Jam e bindur se me punë dhe gatishmërinë e përbashkët do të arrjmë integrimin dypalësh të politikave arsimore", është shprehur Nikolla, theksohet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se Bytyqi ka shprehur gatishmërinë për vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, duke shtuar se “Bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e arsimit është shumë i rëndësishëm dhe do të vijë duke u forcuar në vijim. Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në çështjen e kurrikulave dhe ajo çfarë mbetet prioritare midis dy dikastereve në vijim është rritja e cilësisë në fushën e arsimit.” 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın