BALLKANI

Tiranë, helmohen dhjetëra pjesëmarrës në mitingun e opozitës

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, në një njoftim zyrtar konfirmon se nga shërbimi i urgjencës së okulistikës, raportohet se që prej mëngjesit numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur

Fatjon Cuka  | 28.05.2017 - Përdıtësım : 29.05.2017
Tiranë, helmohen dhjetëra pjesëmarrës në mitingun e opozitës

Tiranë

TIRANË (AA) - Dhjetëra pjesëmarrës në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike të Shqipërisë të zhvilluar dje në Tiranë, kanë përfunduar ne spital me shenja të helmimit, përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, transmeton Anadplu Agency (AA).

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, e cila në një njoftim zyrtar konfirmon se nga shërbimi i urgjencës së okulistikës në Tiranë, raportohet se që prej mëngjesit numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur. Sipas këtij institucioni janë 140 persona që janë paraqitur për të marrë ndihmën e parë, ku midis tyre 14 pacientë janë shtruar.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pacientë me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje dhe dhimbje të syve, të vjella, irritim të lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta edhe vështirësi të lehtë në frymëmarrje, etj.

Gjithashtu theksohet se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ku në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se "Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'".

Ndërsa reagim ka patur edhe nga kryetari Partisë Demokratike, dhe njëkohësisht lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se efektet e të lënduarve janë anësore dhe të përkohshme, sipas tij, jo serioze për jetën dhe ka kërkuar nga autoritetet shtetërore zbardhen e ngjarjes.

Dje Partia Demokratike e Shqipërisë, hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın