BALLKANI

Zoran Zaev u rizgjodh kryetar i LSDM-së

Pasi u zgjodh për kryetar të LSDM-së, Zaev para nga bashkëpartiakët e tij, mbështetësit dhe nga qytetarët kërkoi të vazhdojnë të punojnë bashkë dhe me përkushtim

Admir Fazlagikj  | 27.05.2017 - Përdıtësım : 28.05.2017
Zoran Zaev u rizgjodh kryetar i LSDM-së

Shkup

SHKUP (АА) - Zoran Zaev u rizgjodh për kryetar të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) në Kongresin e 22-të të partisë, që u mbajt sot në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kongres do të zgjidhen nënkryetarët, anëtarët e këshillit qendror dhe mbikëqyrës. Radmilla Sheqerinska mbetet nënkryetare e partisë ndërsa gjatë javës së ardhshme do të zgjidhen edhe katër nënkryetarët.

Pasi u zgjodh për kryetar të LSDM-së, mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, Zaev nga bashkëpartiakët e tij, mbështetësit dhe nga qytetarët kërkoi të vazhdojnë të punojnë bashkë dhe me përkushtim.

"Të krijojmë shoqëri me vlera dhe mundësi të barabarta. Kjo është rruga deri tek BE-ja dhe NATO-ja. Maqedonia ka se me çfarë të mburret, qytetarët me stilolaps shembën regjmin dhe janë në hap deri te qeveria e re. Bëmë shumë, do të bëjmë edhe më shumë. Jam i përgatitur në këtë rrugë. Edhe këtë natë bëhuni gati për udhëtimin të quajtur jetë. Ta sjellim jetën në Maqedoni për të gjithë", tha Zaev.

Paraprakisht ai porositi se Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj kanë sfida të mëdha dhe se vetëm një shoqëri apolitike mund të sigurojë zhvillim të rëndësishëm ekonomik.

"Do të punojmë në ndërtimin, jo shkatërrimin. Këto janë përcaktimet tona strategjike: demokracia, transparenca, liria, prosperiteti, mundësi të barabarta. Partnerët tanë janë Bashkimi Evropian dhe NATO dhe qëllimi ynë është t'i sigurojmë perspektivat euro-atlantike", tha Zaev.

Nënkryetarja e LSDM-së, Sheqerinska tha se katër vite qëllimi ka qenë të krijojnë besim tek të gjithë ata me të cilët kanë bashkëpunuar për të mirën e Maqedonisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın