Bota

Aktori Gerard Depardieu do të vendoset në Algjeri

Depardieu në intervistën për gazetën "La Provence" që del në Francë, theksoi se dëshiron të vendoset në Algjeri

Dmitri Chirciu  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 21.02.2018
Aktori Gerard Depardieu do të vendoset në Algjeri

Ankara

ANKARA (AA) - Aktori francez Gerard Depardieu, pas Rusisë ka marrë vendim që të vendoset në Algjeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Depardieu në intervistën për gazetën "La Provence" që del në Francë, theksoi se dëshiron të vendoset në Algjeri, të cilën e viziton shpesh herë.

"Së shpejti ashtu si Eric Cantona edhe unë do të fillojë të jetoj në Algjeri. E zgjodha Algjerinë sepse është një shteti i mrekullueshëm", tha Depardieu.

Aktori 69 vjeçar gjithashtu duke iu referuar edhe pushimit francez ndaj Algjerisë në vitin 1830, tha se "Populli algjerian është një popull i zgjuar i goditur nga një ushtri injorante në vitin 1830".

Ai algjerianët i identifikoi si "një popull me tolerancë të gjerë". Ndërsa nuk dha deklarata në lidhje me atë se vallë do të marrë nënshtetësi algjeriane.

Depardieu për shkak të rritjes së taksës së pasurisë në Francë, më parë ishte vendosur në Belgjikë, ndërsa në vitin 2013 kishte marrë nënshtetësinë ruse. Depardieu në një intervistë vitin e kaluar kishte theksuar se në Algjeri ka vreshtë prej 50 hektarë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın