Bota

Banorët e fshatit të çliruar në Afrin të kënaqur nga ndihma e Turqisë

"Ne u gëzuam kur erdhën ushtarët turq. Ata bënë atë që kemi kërkuar për shumë kohë. Kanë përmbushur nevojat tona, përfshirë ushqimin", tha Jevmi

Nilay Kar  | 20.02.2018 - Përdıtësım : 20.02.2018
Banorët e fshatit të çliruar në Afrin të kënaqur nga ndihma e Turqisë

Ankara

AFRIN (AA) - Banorët e fshatit të Deir Ballut, të çliruar kohën e fundit në rajonin veriperëndimor sirian Afrin, shprehen se ndihen të lehtësuar pasi forcat e Ushtrisë së Lirë të Sirisë (ULS) të mbështetura nga Turqia i kanë liruar ata nga terroristët e PYD/PKK-DEASH-it gjatë operacionit "Dega e Ullirit" të nisur nga forcat turke.

Më 10 shkurt, ushtarët turq dhe luftëtarët e ULS-së pastruan fshatin Deir Ballut në Xhinderes nga të gjitha elementet terroriste.

Vendasit thonë për Anadolu Agency (AA) se ishin shumë të lumtur që u shpëtuan nga persekutimi i terroristëve dhe e vlerësojnë ndihmën e ofruar nga ushtarët turq.

"Zoti i ruajtë ushtarët turq dhe Ushtrinë e Lirë Siriane. Falë Zotit, ata na siguruan ushqim dhe trajtuan të sëmurët. Ata na shpëtuan nga PYD/PKK", tha 63-vjeçari Ibri Muhamed për AA.

"Situata jonë tani është shumë e mirë. Tani për tani, gjithçka është në rregull", shtoi Muhamed.

Duke u ankuar për mizorinë e PYD-së para fillimit të operacionit "Dega e Ullirit", ai tha: "Ne vuanim. Falë Zotit, ushtarët turq erdhën dhe na shpëtuan nga mizoria. Shpresojmë se ata do të çlirojnë njerëzit kudo nga persekutimi".

Ndërkaq, Emin Jevmi, një 65-vjeçar, i cili gjithashtu është në mesin e atyre që nuk u larguan pavarësisht nga mizoria e organizatave terroriste, mbështeti Muhamedin.

"Ne u gëzuam kur erdhën ushtarët turq. Ata bënë atë që kemi kërkuar për shumë kohë. Kanë përmbushur nevojat tona, përfshirë ushqimin. Fatmirësisht, gjithçka është në rregull", theksoi Jevmi.

"Shpresoj se do të vazhdojë kështu dhe ditët e mira do të kthehen", tha ai.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë. 

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın