Bota

Bregu Perëndimor, gjatë protestave arrestohen 21 palestinezë

Tre palestinezë u vranë, kurse qindra të tjerë u plagosën të premten në Jerusalemin Lindor, i cili është i pushtuar nga forcat izraelite, njoftuan autoritetet shëndetësore palestineze

Leila Thabti, Zeynep Tüfekçi  | 22.07.2017 - Përdıtësım : 23.07.2017
Bregu Perëndimor, gjatë protestave arrestohen 21 palestinezë

Ramallah

RAMALLAH (AA) - Gjatë protestave të djeshme në Bregun Perëndimor, të organizuara për shkak të masave të fundit të sigurisë së kufizimeve në hyrjet e Xhamisë Al-Aksa, u arrestuan 21 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë deklaruan se forcat izraelite ndërhynë gjatë protestës së djeshme dhe arrestuan 21 palestinezë.

Tre palestinezë u vranë, kurse qindra të tjerë u plagosën të premten në Jerusalemin Lindor, i cili është i pushtuar nga forcat izraelite, njoftuan autoritetet shëndetësore palestineze.

Forcat izraelite të sigurisë të hënën, pas katër ditësh, hoqën ndalesën për hyrje në qytetin e Vjetër të Jerusalemit Lindor, por tensionet e larta në rajon ende vazhdojnë. Gjatë intervenimit të policisë izraelite në ditët e fundit janë plagosur qindra palestinezëve, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Kriza u përshkallëzua të premten në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın