Bota

Filipine, vritet pjesëtari i rojës presidenciale

Në një konferencë për mediat, zëdhënësi presidencial, Ernesto Abella, u tha gazetarëve se ka filluar një hetim për të zbardhur rastin

Ekip  | 26.09.2017 - Përdıtësım : 26.09.2017
Filipine, vritet pjesëtari i rojës presidenciale

Zamboanga

ZAMBOANGA CITY (AA) – Në një incident të armatosur të martën në mëngjes në pallatin Malacanang, rezidenca e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, është vrarë pjesëtari i rojës presidenciale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për mediat, zëdhënësi presidencial, Ernesto Abella, u tha gazetarëve se ka filluar një hetim për të zbardhur rastin.

"Natyrisht se paraqet një shqetësim për ne, megjithatë duhet fillimisht të sqarojmë rrethanat”, tha Abella.

Zëdhënësi deklaroi se nuk ka njohuri për vendndodhjen e presidentit në kohën kur ka ndodhur incidenti në fjalë.

Kompania e sigurimit përgjegjëse për mbrojtjen e presidentit dhe familjes së tij, konfirmoi se Duterte nuk ka qenë i pranishëm në rezidencë në kohën e të shtënave.

Trupi i pajetë është zbuluar brenda rezidencës, por akoma nuk bëhet e qartë nëse është vrasje apo ndonjë vetëvrasje eventuale, edhe pse hetimet e para flasin se nuk ka pasur ndonjë palë tjetër të përfshirë në incident.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın