Bota

Gjermani, arrestohen 6 sirianë për planifikimin e një sulmi terrorist

Sipas policisë gjermane, të dyshuarit kanë ardhur në Gjermani si azilkërkues në periudhën 2014 -2015, ndërkohë që akuzohen se janë pjesëtarë të grupit terrorist DEASH

Ayhan Şimşek  | 21.11.2017 - Përdıtësım : 22.11.2017
Gjermani, arrestohen 6 sirianë për planifikimin e një sulmi terrorist

Berlin

BERLIN (AA) – Policia e Gjermanisë ka arrestuar të martën gjashtë shtetas të Sirisë, me dyshimin për lidhje me organizatën terroriste DEASH, si dhe për planifikimin e një sulmi terrorist në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia në shtetin federal Hessen, tha se të dyshuarit të moshës mes 20 dhe 28 vjeçare janë marrë në paraburgim, pasi paraprakisht zyrtarë të saj kishin bastisur disa shtëpi në Kassel, Hannover, Essen dhe Leipzig.

Sipas policisë gjermane, të dyshuarit kanë ardhur në Gjermani si azilkërkues në periudhën 2014 -2015, ndërkohë që akuzohen se janë pjesëtarë të grupit terrorist DEASH.

“Ata dyshohen se kanë bërë përgatitjet për një sulm në Gjermani, ku kishin paraparë përdorimin e armëve dhe eksplozivëve. Informacionet e fundit flasin se ata nuk kishin bërë të gjitha përgatitjet për sulmin e parashikuar", njofton policia.

Rreth 500 policë kanë qenë të angazhuar në operacionin për bastisje i cili u zbatua në orët e hershme të së martës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın