Bota

Holandë, ekspozitë në miniaturë "Jetoje Halepin"

Në Holandë është hapur ekspozitë në miniaturë që tregon mbi gjendjen e përjetuar në Halep të Sirisë

Abdullah Aşıran  | 22.07.2017 - Përdıtësım : 23.07.2017
Holandë, ekspozitë në miniaturë "Jetoje Halepin"

Amsterdam

AMSTERDAM (AA) – Në Holandë është hapur ekspozitë në miniaturë që tregon mbi gjendjen e përjetuar në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vizitorët kanë shprehur interesim të madh për ekspozitën në miniaturë të organizuar në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, nga Power of Art House, e cila reflekton pamjen e qytetit Halep, i shkatërruar nga luftimet në vend.

Ekspozita në miniaturë me temën “Jetoje Halepin" e hapur në sheshin e Muzeut, ofron një përvojë reale dhe më ndryshe për vizitorët, ku në mënyrë interaktive tregohet ajo që është përjetuar në Halep.

Në ekspozitë përfshihen edhe dëshmitë e viktimave të luftës në mesin e të cilëve ndodhen mjekët, mësimdhënësit, gazetarët dhe profesorët.

Miniaturat janë dizajnuar sipas tregimeve të dëshmitarëve të luftës në Halep me qëllim që ato të jenë më reale.

Ky projekt sipas kërkesës do të ekspozohet edhe në qytete dhe shtete të tjera.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.