Bota

Irak, disa të vdekur në një sulm vetëvrasës

Burimet nga forcat e sigurisë njoftuan se sulmuesi me bombë i cili arriti deri te pika kontrolluese në Bakuba, aktivizoi mjetin shpërthyes

Haydar Hadi  | 28.05.2017 - Përdıtësım : 29.05.2017
Irak, disa të vdekur në një sulm vetëvrasës

Diyala

DIYALA (AA) – Gjatë sulmit vetëvrasës të kryer në Bakuba, në lindje të Irakut, katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet nga forcat e sigurisë njoftuan se sulmuesi me bombë i cili arriti deri te pika kontrolluese në Bakuba, aktivizoi mjetin shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë ekipe të ndihmës së shpejtë që të vdekurit dhe të plagosurit i dërgojnë në spitale.

Gjatë ditëve të kaluara, në veri dhe lindje të Diyale, ku bën pjesë Bakuba, ka filluar aksion ushtarak kundër celulave terroriste të DEASH-it. 




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın