Bota

Jemeni kërkon nga OKB që "Husi" të vendoset në listën e organizatave terroriste

Ambasadori i përhershëm i Jemenit në OKB, Khalid el-Yemani, i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-ve, Antonio Guterres

Safiye Karabacak  | 19.02.2017 - Përdıtësım : 20.02.2017
Jemeni kërkon nga OKB që "Husi" të vendoset në listën e organizatave terroriste

Aden

ADEN (AA) – Qeveria e Jemenit ka kërkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) që “Lëvizja Husi të vendoset në listën e organizatave terroriste”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori i përhershëm i Jemenit në OKB, Khalid el-Yemani, i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-ve, Antonio Guterres. 

Në këtë letër theksohet se Irani financon, stërvit ushtarë, u ofron mbështetje ushtarake dhe strategjike dhe vazhdon të dërgojë kamionë të ngarkuar me armë dhe municione, duke shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-ve. 

Yamani tha se militantët Husi dhe mbështetësit e liderit të përmbysur Ali Abdullah Salih në mënyrë të pandërgjegjshme kryejnë sulme në të cilat vriten qindra njerëz, shkaktohen dëme në infrastrukturë, dhe shkatërrohen shkolla dhe spitale. Për shkak të gjithë kësaj, ai kërkoi që KS-OKB të vendosë Lëvizjen Husi në listën e tyre të organizatave terroriste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın