Bota

Kardavi: Jerusalemi, çështje që tangon gjithë botën islame

Në rrjetin social Twitter ka shkruar se Jerusalemi, në të cilin në ditët e fundit janë ngritur tensionet, është një çështje e përbashkët që i përket të gjithë botës islame

Ahmed al-Masri, Ali Semerci  | 22.07.2017 - Përdıtësım : 23.07.2017
Kardavi: Jerusalemi, çështje që tangon gjithë botën islame

Doha

DOHA (AA) - Jerusalemi është një çështje që nuk i përket vetëm palestinezëve dhe arabëve, por të gjithë botës islame, tha kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Islam (IUMS) Jusuf el-Kardavi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rrjetin social Twitter ka shkruar se Jerusalemi, në të cilin në ditët e fundit janë ngritur tensionet, është një çështje e përbashkët që i përket të gjithë botës islame.

Kriza u përshkallëzua të premten në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967 namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın