Bota

Pajtueshmëria Trump-Netanyahu mund të pengojë formimin e shtetit të Palestinës

Pas takimit të presidentit Turmp dhe kryeministrit izraelit, në Washington, po bëhen komente se ka nisur të formësohet e ardhmja e çështjes së Palestinës dhe procesit të paqes

Lübabe Zevkan, Said İbicioğlu  | 19.02.2017 - Përdıtësım : 20.02.2017
Pajtueshmëria Trump-Netanyahu mund të pengojë formimin e shtetit të Palestinës

Ramallah

RAMALLAH (AA) - LÜBABE ZEVKAN

Ekspertët palestinezë të çështjeve politike mendojnë se marrëdhëniet e ngushta të presidentit amerikan Donald Trump me Izraelin do të parandalojnë krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të presidentit Turmp dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Washington, po bëhen komente se ka nisur të formësohet e ardhmja e çështjes së Palestinës dhe procesit të paqes.

Ekspertët palestinezë mendojnë se takimi Trump-Netanyahu do të ndikojë në marrëdhëniet Izrael-Palestinë dhe se kjo do të jetë pikënisja e përshtatjes së Izraelit me SHBA-në. 

Anëtari i kabinetit të Departamentit të Shkencave Politike në Universitetit Arabo-Amerikan në qytetin Cenin, Prof. Dr. Eymen Yusuf, duke folur për AA tha se "Deklaratat e Netanyahut gjatë vizitës në SHBA kanë nxjerrë në pah propozime dhe zhvillime të reja për të ardhmen e çështjes izraelito-palaestineze për procesin e paqes. Mes SHBA-së dhe Izraelit ka një dakordim njëqind përqind në çështjet strategjike."

Pasi është shprehur se rezultati më i rëndësishëm i vizitës në fjalë është se qeveria e re e SHBA-ve do të punojë në përputhje me Izraelin në shumë çështje, Yusuf ka tërhequr vëmendjen se për këtë arsye qëndrimi i Izraelit do të jetë përcaktues në negociatat e paqes. "Izraeli pas kësaj mund të kryejë një imponim duke hedhur një hap strategjik të njëanshëm", ka shtuar Yusuf. 

Duke vënë në dukje se janë të pakta alternativat e Palestinës për t'iu kundërpërgjigjur përputhshmërisë mes Izraelit dhe SHBA-ve, Yusuf është shprehur se "Palestinezët kanë nevojë për një mekanizëm të konsensusit dhe konsultim kombëtar gjithëpërfshirës i cili do të sigurohet me pjesëmarrjen e të gjitha forcave."

Pasi ka paralajmëruar se Izraeli ka mundësi të nisë një sulm të ri ndaj Gazës, Yusuf ka theksuar se: "Nëse procesi i negociatave vazhdon, në një mënyrë të tillë Izraeli mund të jetë në përgatitje të një sulmi të ri në Gaza. Ngërçi politik, do të sjellë rezultatin ushtarak. Ndoshta në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm mund të jemi dëshmitarë të një konfrontimi të ri mes të rezistencës dhe pushtuesve në Gaza."

Ndër të tjera Yufus ka theksuar se përqendrimi i Izraelit në shtetin hebre eliminon alternativën me dy shtete duke vlerësuar më tej se "Në këtë situatë alternativat e SHBA-së me Izraelin do të jenë në përputhje. Synohet vetëm formimi i pranisë së shtetit izraelit në territoret e Palestinës dhe autoriteti i një Palestine larg nga pavarësia."

"Ëndrra e krijimit të një shteti palestinez po fillon përfundimin"

Ndërsa hulumtuesi nga Qendra e Studimeve Bashkëkohore, Sulejman Besharat, ka theksuar se për shkak të zhvillimit të projekteve për njësitë e vendbanimeve, ëndrra e palestinezëve për formimin e shtetit është e largët në të ardhmen e afërt. 

Duke tërhequr vëmendjen e përshpejtimit të ndërtimeve të reja të vendbanimeve ilegale hebreje pas ardhjes në detyrë të Trumpit dhe qëndrimit të SHBA-së ndaj zgjidhjes me dy shtete, Besharat tha se "Në këtë pikë, me territoret e mbetura pas vendbanimeve fillon të përfundojë ëndrra e formimit të një shteti të pavarur palestinez."

Më tej Besharat ka shtuar se Izraeli bashkë me qeverinë e SHBA-ve synojnë që ta tërheqin nga baza politike në bazën e sigurisë çështjen e Palestinës.

Presidenti amerikan, Trump ,në një konferencë të përbashkët të mbajtur ditën e mërkurë në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Netanyahu, duke ndjekur një tablo të ndryshme nga qasja e "zgjidhjes me dy shtete" të cilën SHBA e ka mbështetur për shumë vite, u shpreh se "Mendoja se zgjidhja me dy shtete do të ishte më mirë; por nëse Izraeli dhe Palestina do të jenë të lumtur edhe unë pranoj atë që do të jetë preferenca e tyre."

Presidenti amerikan në lidhje me ndërtimet e reja hebreje në territoret e Palestinës nga Izraeli për të cilat ka patur një reagim në opinionin ndërkombëtar, i kishte bërë thirrje Netanyahut që të ndalte "pak" ndërtimin e vendbanimeve të reja.

Teksa Trump kishte vënë në dukje besimin se mund të dakordohen me Netanyahun për çështjen e ndërtimeve të vendbanimeve të reja, kryeministri izraelit ishte shprehur se "mund të dakordohemi në këtë çështje duke biseduar" dhe se "vendbanimet e reja nuk përbëjnë pengesën më të madhe për paqen". 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın