Bota

Shteti i refuzon mbiemrin ”Allah” në SHBA

Prindërit Elizabeth Handy dhe Bilal Walk kanë dashur që vajzën e tyre ta quajnë “Zalykha Graceful Lorraina Allah”

Dildar Baykan  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Shteti i refuzon mbiemrin ”Allah” në SHBA

Atlanta

ATLANTA (AA) – Pas refuzimit të autoriteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që një vajzë 22 muajshe të mbaj mbiemrin “Allah”, familja e saj ka nisur një procedurë gjyqësore kundër shtetit federal Georgia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA). 

Gazeta “The Atlanta Journal-Constitution”, shkruan se prindërit Elizabeth Handy dhe Bilal Walk të cilët jetojnë në shtetin Georgia kanë dashur që vajzën e tyre ta quajnë “Zalykha Graceful Lorraina Allah”, të cilën gjë ua kishte ndaluar shteti.

Pas këtij vendimi, prindërit e vajzës përmes Unionit Amerikan për Liritë Qytetare (ACLU) nisën një procedurë ligjore, sepse në rast se vajza nuk merr certifikatën e lindjes ajo nuk do të mund të marrë numrin e mbrojtjes sociale. 

Çifti Walk-Handy kishte vendosur që vajzës së tyre ti japin mbiemrin ”Allah” sepse mendojnë se është një mbiemër i çiltër. 

”Me rëndësi janë ligjet dhe të drejtat të cilat i kemi ne si prindër. Kjo është një shkelje e të drejtave tona”, tha Walk.

Avokati i familjes, Michael Baumrind tha se familja është ajo që vendos për emrin e fëmijës dhe jo shteti.

Zyrtarët e shtetit kanë thënë se në bazë të ligjeve të shtetit në certifikatën e lindjes së fëmijës duhet të tregohet mbiemri i të atit ose nënës, ose një kombinim i të dyjave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın