Bota

Vanuatu, evakuohen 6.000 banorë nga frika e shpërthimit të vullkanit

Vullkani Manaro në ishullin Ambae është aktiv që nga viti 2005, por aktivitetet e tij të fundit sizmike kanë shkaktuar frikë për një shpërthim të madh

Ekip  | 26.09.2017 - Përdıtësım : 27.09.2017
Vanuatu, evakuohen 6.000 banorë nga frika e shpërthimit të vullkanit

Wellington

WELLINGTON (AA) - Më shumë se 6.000 persona u larguan nga shtëpitë e tyre pasi vullkani Manaro në ishullin e veriut të shtetit Vanuatu në Paqësor, filloi të nxjerr hi, raporton Anadolu Agency (AA).

Vullkani Manaro në ishullin Ambae është aktiv që nga viti 2005, por aktivitetet e tij të fundit sizmike kanë shkaktuar frikë për një shpërthim të madh.

Shadrack Welegtabit, drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Fatkeqësive, tha se autoritetet në shtetin ishull, në lindje të Australisë planifikojnë të shpallin gjendje të jashtëzakonshme pasi që aktiviteti i vullkanit gjatë fundjavës është rritur në katër.

Banorëve u është thënë që të presin nxjerrjen e gazrave vullkanik, gurëve dhe hirit.

Zyra për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se rreth 10 mijë njerëz jetojnë në ishull dhe më të rrezikuar janë ata që jetojnë në veri dhe në jug. Banorët u transferuan në shkolla dhe salla në lindje dhe në perëndim të ishullit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın