Bota

Zarif në Mynih: Nuk do të prodhojmë armë bërthamore

“Ne nuk do të prodhojmë armë bërthamore, dhe pikë. Armët bërthamore nuk do të krijojnë sigurinë tonë, por as të të tjerëve”, tha Zarif

Evren Aydemir  | 19.02.2017 - Përdıtësım : 20.02.2017
Zarif në Mynih: Nuk do të prodhojmë armë bërthamore

Mynih

MYNIH (AA) – Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif deklaroi se asnjë shtet në botë nuk mundet i vetëm që të vendos sigurinë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në konferencën e 53-të të Sigurisë që po mbahet në Mynih, Zarif tha se "ankthi nga terrorizmi nuk e ka burimin vetëm nga Azia Perëndimore”, për të shtuar se njerëzit atje ndjehen të braktisur. 

Ministri iranian është i mendimit se në këtë drejtim zyrtarët e shteteve duhet të takohen dhe të bisedojnë duke marrë parasysh pritjet e secilit. “Asnjë shtet nuk mundet i vetëm të vendos sigurinë, tha Zarif.

Ai beson se terrori vjen nga njerëzit që ndjehen se janë të refuzuar ose të pushtuar nga forca të huaja, siç është rasti me Palestinën.

Sipas tij, zgjidhja ushtarake nuk është e mundur në Irak, por se është e nevojshme një zgjidhje politike duke marrë në konsideratë edhe pritjet e anës së kundërt.

Ministri i Jashtëm iranian ka folur edhe për armët bërthamore, duke u shprehur se e tërë bota duhet të pastrohet nga armët bërthamore. “Ne nuk do të prodhojmë armë bërthamore, dhe pikë. Armët bërthamore nuk do të krijojnë sigurinë tonë, por as të të tjerëve”, tha Zarif.

I pyetur të komentojë përdorimin e armëve kimike nga ana e regjimit të presidentit sirian Bashara Al-Assad kundër civilëve, Zarif tha se ajo çfarë është duke ndodhur në Siri është tragjedi dhe se nuk duhet lejuar përdorimi i armëve kimike.

Ai shtoi më tej se Irani kundërshton fuqishëm armët kimike dhe vuri në dukje se armë të tilla kanë DEASH-i dhe al-Nusra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın