Ekonomi

Ahmetaj: Të dhënat nga tregtia e jashtme janë pozitive

Ministri Ahmetaj Ahmetaj, gjatë një konference për mediat ka folur për ecurinë e ekonomisë, ndërsa ka theksuar se të dhënat nga tregtia e jashtme janë pozitive

Fatjon Cuka  | 16.05.2017 - Përdıtësım : 17.05.2017
Ahmetaj: Të dhënat nga tregtia e jashtme janë pozitive Fotoreporter: Olsi Shehu/AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, gjatë një konference për mediat ka folur për ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimet kryesore financiare në vend, ndërsa ka theksuar se të dhënat nga tregtia e jashtme janë pozitive, raporton Anadolu Agency (AA).

Ahmetaj u shpreh se tremujori i parë i vitit 2017 ndjek ritmin e rritjes ekonomike të vitit 2016. Sipas tij, cikli rritës i ekonomisë është mbështetur nga zgjerimi i kërkesës së brendshme dhe të ardhurat e larta të gjeneruara nga aktiviteti turistik.

"Konsumi privat dhe investimet janë mbështetur tek përmirësimi i besimit në ekonomi, rritja e punësimit, dhe niveli i larta i investimeve të huaja direkte. Të dhënat sinjalizojnë për vazhdimësinë e këtyre tendencave edhe në tremujorin e parë të vitit 2017. Ekonomia është kthyer në një cikël afatgjatë rritjeje. Në një vit elektoral për herë të parë të ardhurat nuk njohin ulje. Pjesëmarrja e forcave të punës është rritur, ndërkohë që papunësia ka rënë në 14.2 për qind", theksoi ministri Ahmetaj.

Ai ka shtuar se besimi në ekonomi është në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit, ndërsa kredia në ekonomi ka një rritje në total akoma modeste.

"Të dhënat nga tregtia e jashtme janë pozitive. Eksportet janë 15.7 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndër herët e para që qoftë totali dhe zëri i lëndëve djegëse ka filluar trajektoren rritës", ka theksuar më tej Ahmetaj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın