Ekonomi

BOTAŞ marrëveshje me Qatargas për gazin natyror të lëngshëm

Sipas një deklarate të publikuar nga Qatargas, njoftohet se në kuadër të marrëveshjes kompania do të transportojë 1.5 milion ton LNG në vit për 3 vjet

Murat Temizer  | 20.09.2017 - Përdıtësım : 21.09.2017
BOTAŞ marrëveshje me Qatargas për gazin natyror të lëngshëm

Ankara

ANKARA (AA) - Kompania e gazit Qatargas e Katarit nënshkroi me kompaninë turke BOTAŞ marrëveshje 3 vjeçare për tregtimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të publikuar nga Qatargas, njoftohet se në kuadër të marrëveshjes kompania do të transportojë 1.5 milion ton LNG në vit për 3 vjet.

Ndër të tjera në deklaratë janë komentet e drejtuesit të lartë të Qatargas, Halid bin Halife Al Thani, i cili duke bërë të ditur se janë të kënaqur nga kjo marrëveshje, është shprehur se "BOTAŞ është një klient me vlerë që ka eksperiencë të thellë në industrinë e LNG. Marrëdhëniet tona nga dërgesa furnizimesh spontane përparuan deri në marrëveshje afat mesëm dhe ne presim me padurim të ofrojmë për shumë vite energji të pastër dhe të sigurtë për BOTAŞ."

LNG-ja e cila do të dërgohet në Turqi në kuadër të marrëveshjes do të mund të përcillet në terminalet Egegaz, Marmara dhe Etki LNG. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.