Ekonomi

"Krijimi i tregut të organizuar të energjisë elektrike në Maqedoni"

Në fjalimin e tij, ministri i Ekonomisë Kuçi tha se hapat reformues në energjetikë të cilat i ka ndërmarrë vendi janë të lidhura me përkushtimet për menaxhim në sferën e energjetikës

Senada Ibraimova  | 24.03.2017 - Përdıtësım : 25.03.2017
"Krijimi i tregut të organizuar të energjisë elektrike në Maqedoni" ( Senada Ibraimova/AA )

Shkup

SHKUP (AA) – Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë, Driton Kuçi i është drejtuar sot punëtorisë me temë: "Krijimi i tregut të organizuar të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë", të cilën e organizuan Universiteti Kirili dhe Metodi dhe ТЕМА Konsallting Grup, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij, Kuçi tha se hapat reformues në energjetikë të cilat i ka ndërmarrë vendi janë në korelacion me përkushtimet për menaxhim në sferën e energjetikës.

Duke përmendur marrëveshjet e arritura deri më tani, siç janë marrëveshja për themelimin e Shoqërisë Energjetike, nisma Western Ballkans 6, me të cilën Maqedonia nënshkroi një memorandum me gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, Kuçi tha se marrëveshjet e arritura janë një kornizë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe bashkimin e tregjeve.

“Nga këtu do të doja të përmend se Ministria Ekonomisë njeh nevojat për mbajtjen e një punëtorie të këtillë me një temë të rëndësishme, në mënyrë që të shqyrtojë mundësitë për krijimin e bursës në kontekst të zhvillimit rajonal”, tha Kuçi i cili ofroi përkrahjen për një treg të organizuar të energjisë elektrike.Në këtë punëtori, fjalime të tyre do të kenë profesorë të Universitetit Kurili dhe Metodi dhe përfaqësues të huaj bashkësive energjetike. Punëtoria është organizuar në kuadër të projektit "Ndihmë teknike në krijimin e një kuadri institucional për bursën kombëtare/rajonale të energjisë elektrike", që është i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın