Ekonomi

Moody ul vlerësimin kreditor për Kinën

Në deklaratë thuhet se fuqia financiare e Kinës do të tkurret pak në vitet në vijim, ndërsa theksohet se borxhi në ekonominë vendase do të rritet

Övünç Kutlu  | 24.05.2017 - Përdıtësım : 25.05.2017
Moody ul vlerësimin kreditor për Kinën

New York

NEW YORK (AA) - Agjencia Ndërkombëtare e Monitorimit të Kreditimit, Moody's, ka ulur vlerësimin e kredisë për Kinën, raporton Anadolu Agency (AA).

Moody's përmes një deklarate me shkrim, ka konfirmuar se ka ulur vlerësimin e kreditimit për Kinën si për monedhën vendase ashtu edhe për monedhën e huaj nga niveli "Aa3" në "A1".

Në deklaratë thuhet se fuqia financiare e Kinës do të tkurret pak në vitet në vijim, ndërsa theksohet se borxhi në ekonominë vendase do të rritet, ku si rrjedhojë rritja ekonomike do të ketë ngadalësim.

Reformat që vazhdojnë në vend do të jenë efektive në ekonominë dhe financat e vendit, thuhet në deklaratë, por theksohet se kjo nuk do të mund të pengojë rritjen e borxhit. Ndërsa vihet në pah se rreziku në ekonominë e vendit është i ekuilibruar.

Me thellimin e reformave në vend pritet që rritja e borxhit të merret nën kontroll, thotë Moody's, ndërsa thekson se rritja ekonomike do të tkurret. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın