Ekonomi

Themelohet Këshilli afarist Maqedoni-Serbi

Drejtorja e OEM-së, Georgieva tha se këmbimi i përgjithshëm Maqedoni-Serbi është 700 milionë dollarë amerikan. Rreth 200 milionë janë nga eksporti dhe rreth 500 milionë nga importi

Admir Fazlagikj  | 16.02.2017 - Përdıtësım : 17.02.2017
Themelohet Këshilli afarist Maqedoni-Serbi

Shkup

SHKUP (АА) – Në kuadër të bashkëpunimit Maqedoni-Serbi, në Shkup po mbahet forumi afarist mes përfaqësuesve të të dyja shteteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoresha e Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), Jelisaveta Georgieva tha se ky takim është realizuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit i cili sipas saj ka tendenca të rritjes.

Ajo informoi më tej se Serbia është partneri i tretë tregtar i Maqedonisë për sa i përket këmbimit tregtar, i cili sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë shënon rritje të vazhdueshme.

“Këmbimi i përgjitshëm është 700 milionë dollarë amerikan. Rreth 200 milionë janë nga eksporti dhe rreth 500 milionë nga importi. Ajo që është paraqitur nga komunitetet e biznesit si mjaft e rëndësishme është rrjetizimi i bizneseve dhe integrimi në tregjet e treta. Këtë në fakt jemi duke e bërë në kuadër të Forumit Investues të Odave i cili është themeluar nga shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Georgieva.

Ajo shtoi se nga eksportet e Maqedonisë në Serbi dominojnë prodhimet nga sektori i bujqësisë, mjekësisë dhe degë të tjera, ndërsa Maqedonia nga Serbia ka importuar kryesisht hekur, çelik, duhan, industri bujqësore dhe energji elektrike.

Danica Millovanoviç nga Oda Ekonomike e Serbisë, nga ana e saj tha se interesi për Forumin e sotëm të biznesit ka hasur në interes të madh tek afaristët në të dyja vendet, që dëshmon për kompatibilitetin e Maqedonisë dhe Serbisë nga shkaku i afërsisë gjeografike.

“Interesi rritet, vëllimi është duke shënuar rritje gjithashtu por ajo që është interes i kompanive serbe është çështje e degëve të cilat përbëjnë 50 përqindëshin të eksporteve serbe në Maqedoni. Kjo do të thotë se jo vetëm që kemi kërkesë në tregun e Maqedonisë, por njëkohësisht kjo jep mundësi për një bashkëpunim të ri, të bashkohen kompanitë për të dalë bashkë në tregjet e treta”, tha ajo.

Apel për zgjidhje të bllokadës në Evzoni 

Odat Ekonomikë të Maqedonisë dhe Serbisë në formunin e sotëm të biznesit dërguan një apel për zgjidhje sa më të shpejtë të bllokadës në vendkalimin kufitar Evzoni, për daljë në Greqi, sepse siç thanë, dëmi do të jetë i madh.

Georgieva nga ana e saj tha se situata kërkon një zgjidhje të shpejtë, për të shtuar se OEM tanimë ka dërguar shkresa në adresë të ambasadës së Greqisë në Shkup dhe Unionit të Odave Ekonomike të Greqisë, nga ku kanë marrë përgjigje për përpkjekjet e tyre për zgjidhje të situatës.

Ajo tha se institucionet vendase por edhe ato të huaja janë duke bërë përpjekje të gjenjë rrugë alternative.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın