Ekonomi

Turqi, shkalla e papunësisë bie në 10.3 për qind

TurkStat njoftoi se numri i të papunëve të moshës mbi 15 vjeç, 3.27 milionë nëntorin e kaluar është ulur me 440 mijë nga viti në vit

Muhammed Ali Gürtaş  | 15.02.2018 - Përdıtësım : 15.02.2018
Turqi, shkalla e papunësisë bie në 10.3 për qind

Ankara

ANKARA (AA) – Shkalla e papunësisë në Turqi është ulur në 10.3 për qind, ulje prej 1.8 pikë për qind në nëntor të vitit 2017 në baza vjetore, bëri të ditur Instituti Turk i Statistikave (TurkStat), raporton Anadolu Agency (AA).

TurkStat njoftoi se numri i të papunëve të moshës mbi 15 vjeç, 3.27 milionë nëntorin e kaluar është ulur me 440 mijë nga viti në vit.

"Në të njëjtën periudhë, shkalla e papunësisë në sektorin jobujqësore paraqitet si 12.2 për qind që është 2.1 pikë për qind ulje," tha instituti.

"Ndërsa shkalla e papunësisë së të rinjve, përfshirë personat e moshës 15-24 vjeç ishte 19.3 për qind me 3.3 pikë për qind ulje, shkalla e papunësisë për personat e moshës 15-64 vjeç u paraqit si 10.5 për qind me 1.8 pikë për qind ulje", thuhet më tej.

Numri i të punësuarve është rritur me rreth 1.5 milionë në të njëjtën periudhë, duke e çuar shkallën e punësimit në 47.3 për qind me një rritje vjetore prej 1.5 pikë për qind, theksohet në njoftim.

"Punësimi i përfaqësuar sipas sektorëve është 18.6 për qind të punësuar në bujqësi, 19.2 për qind në industri, 7.6 për qind në ndërtimtari dhe 54.6 për qind në sektorin e shërbimit", tha TurkStat.

Instituti vuri në dukje se norma e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore (LFPR) është 52.8 për qind me një rritje prej 0.7 pikë për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Shkalla e punësimit të paregjistruar është realizuar si 33.6 për qind me një rritje prej 0.3 pikë për qind nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar, shtoi TurkStat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın