Turqia

Amasya, “qytetin e princave” pritet ta vizitojnë mbi 600 mijë turistë

Qytet i cili është përfshirë në listën e përkohshme të trashëgimisë botërore të UNESCO-s njihet edhe për nga mali Harsen, varret e mbretërve të Pontit, dhe shtëpitë e drurit të vendosura në shpatet malore

Cihan Okur  | 28.05.2017 - Përdıtësım : 29.05.2017
Amasya, “qytetin e princave” pritet ta vizitojnë mbi 600 mijë turistë

Amasya

AMASYA (AA) - CIHAN OKUR – Qytetin Amasya në Turqi, që është i njohur me emrin “qyteti i princave” për shkak se princat e Shtetit Osman, por edhe fëmijët e tjerë të sulltanëve Osman kanë fituar arsim, sivjet pritet ta vizitojnë rreth 650.000 turistë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytet i cili është përfshirë në listën e përkohshme të trashëgimisë botërore të UNESCO-s njihet edhe për nga mali Harsen, varret e mbretërve të Pontit, dhe shtëpitë e drurit të vendosura në shpatet malore.

Prefekti i Amasya-s, Salih Isik për AA tha se sivjet në “qytetin e princave” presin rreth 650.000 turistë, ndërsa deri në vitin 2023 rreth një milion, prandaj me shpejtësi punojnë në prezantimin e bukurive natyrore dhe të tjera të qytetit.

Isik rikujtoi se Amasya me historinë prej 7.500 vitesh ka qenë atdheu i 17 civilizimeve. “Kur shikojmë numrin e turistëve nga viti 2002, shohim rritje të konsiderueshme. Numri i turistëve në vitin 2002 ishte rreth 90.000, ndërsa në vitin 2016 arriti 500.000. Vitin e kaluar Amasya ruajti numrin e vizitorëve”, tha Isik duke shtuar se në katër muajt e parë të këtij viti qytetin e kanë vizituar rreth 90.000 turistë.

Isik shtoi se në qytet mbisundon paqe dhe siguri dhe “mysafirët mund të kalojnë natën në mënyrë të sigurtë dhe të qetë”.

Prefekti rikujtoi se Amasya është në listën e përkohshme të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, që hyri me mali Ahrsen dhe varrin e mbretërve të Pontit, dhe punojnë në atë që të vendosen në listën e përhershme. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın