Turqia

Erdoğan: Një pankartë e pavlerë nuk do të na kthejë nga rruga jonë

"Nuk mundën të na kthenin nga udha jonë me F-16, me helikopterë luftarakë më 15 korrik. Nuk do të na kthejnë nga rruga jonë me një pankartë të pavlerë"

Ali Eyvaz  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Erdoğan: Një pankartë e pavlerë nuk do të na kthejë nga rruga jonë

Samsun

ANKARA (AA) - Në lidhje me pankartën e hapur në një miting të mbajtur në Zvicër nga përkrahësit e organizatës terroriste, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është shprehur "Nuk mundën të na kthenin nga rruga jonë me F-16, me helikopterë luftarakë më 15 korrik. Nuk do të na kthejnë nga rruga jonë me një pankartë të pavlerë", raporton Anadolu Agency (AA). 

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim në sheshin Republika në qytetin Samsun të Turqisë.

"Paturpësia që keni kryer mbetet një njollë e zezë në të dhënat tuaja. Zvicra ka hapur një hetim mbi këtë ngjarje. Çdo gjë ka ndodhur përpara syve të shtetit, qeverisë dhe policisë së Zvicrës. Kanë ndodhur me mbrojtjen e policisë. Kjo shfaqe nuk ndodhi në malet e Alpeve, por përpara parlamentit zviceran. Kë përpiqeni të gënjeni ju? Nëse dëshironi të provoni sinqeritetin tuaj fillimisht mposhtini dhe përzini terroristët nga vendi juaj, atëherë dilni të pastër në sytë tanë. Në bulevardet tuaja shëtisin të lirë, gjithashtu edhe në Gjermani, Belgjikë e Holandë. Terroristi i PKK-së bën shfaqe me flamurin e kreut të organizatës terroriste në dorë brenda automjetit të policisë në Gjermani, ne i vërejmë të gjitha këto, dhe jemi në dijeni për gjithçka", u shpreh Erdoğan. 

Ndërsa në lidhje me referendumin popullor që do të mbahet me 16 prill Erdoğan duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve, është shprehur "Kur t'iu drejtoheni kutive të votimit më 16 prill dëshiroj që të dini mirë se kujt do t'i thoni 'po' dhe kujt do t'i thoni 'jo'. Qetarët tanë jashtë vendit që nga dita e djeshme tashmë kanë nisur të votojnë. Gjithashtu edhe nga ata kërkoj që bëjnë një zgjidhje në mënyrë të vetëdijshme. Mos dëgjoni gënjeshtrat që thonë se ndryshimi i kushtetutës me 18 nene është me 180 nene. Fillimisht hapini dhe lexoni këto 18 nene."

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın