jeta

Rikthehet jeta në Al-Bab të Sirisë, fëmijët ëndërrojnë për bankat shkollore

Fëmijët e këtij qyteti sirian tre vite kanë qenë pa arsim, ndërsa pasi u çlirua nga pjesetarët e DEASH-it koha është që sërish të kthehen në bankat shkollore

Kerem Kocalar  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 29.03.2017
Rikthehet jeta në Al-Bab të Sirisë, fëmijët ëndërrojnë për bankat shkollore ( Kerem Kocalar/AA )

Gaziantep/Halep

GAZIANTEP/HALEP (AA) – Kerem Kocalar

Jeta në qytetin sirian Al-Bab, i cili pas tre vitesh u çlirua nga organizata terroriste DEASH, dalëngadalë po rikthehet në normalitet, ndërsa fëmijët ëndërrojnë që sërish të shkojnë në shkollë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Fëmijët e këtij qyteti sirian tre vite kanë qenë pa arsim, ndërsa pasi u çlirua nga pjesëtarët e DEASH-it koha është që sërish të kthehen në bankat shkollore. 

Al-Bab i cili nga kufiri me Turqinë është në distancë prej 30 kilometrash, nga muaji janar i vitit 2014 gjendej nën kontroll të DEASH-it.

Gjatë ofensivës së “Mburojës së Eufratit” të cilën Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e filluan më 24 gusht të vitit 2016 është çliruar më 23 shkurt të këtij viti.

Në çdo hap janë të dukshme pasojat e luftës, ndërsa qytetarët deri tani orvaten të rindërtojnë atë që ka mundësi të rindërtohet.

Teksa zgjasin rindërtimet fëmijët e këtij qyteti sirian tentojnë të kënaqen në lirinë dhe ëndërrojnë për t’u kthyer në bankat shkollore. 

Shumë fëmijë u ndihmojnë prindërve që të rindërtojnë shtëpitë e tyre ndërsa të tjerët punojnë si bari në fshatrat përreth të cilat janë çliruar nga DEASH-i.

Dhjetëra barinj të rinj mund të shihen në livadhet e fshatrave në Al-Bab. Dëshira e tyre është sa më parë të fillojnë me arsimin.

Njëri prej tyre është dhjetë vjeçari Ali Juma i cili për AA tha se pjesën më të madhe të ditës e kalon në kullotjen e deleve.

Në shkollë për herë të fundit ka qenë para tre vitesh, ndërsa tha se i dëshiron mësuesit dhe miqtë.

“Në shkollë kam shkuar dy vite dhe më pas filloi lufta. Shpresoj që shkolla sërish të hapet”, theksoi dhjetëvjeçari. 

Për shkak të sulmeve të terroristëve të DEASH-it 14 vjeçari Musa Ali me muaj nuk ka dalë nga shtëpia. “Shumë dua të shkojë në shkollë, nuk është më. Shpresoj se ato ditë sërish do të vijnë”, porositi Musa.

Kryetari i kuvendit të Al Bab Cemal Osman para 15 ditëve erdhi në këtë post. Ai theksoi se jeta shumë shpejtë është normalizuar, duke shprehur rëndësinë e arsimit për ardhmërinë e këtij qyteti sirian.

“Me ndihmën e Turqisë, kemi filluar me punimet e rindërtimit të shkollave. Qëllimi është që në afat prej 10-15 ditëve të hapim katër shkolla”, porositi Osman dhe shtoi se përmes arsimit të mirë të fëmijëve do të ndërtohet edhe ardhmëria më e mirë për këtë qytet. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın