Kulturë

Egjipt, zbulohet një varr 4.400 vjeçar

Ministria e Antikuiteteve të shtunën tha se varri ka gjasa t'i përkiste një zyrtareje të lartë gjatë Dinastisë së Pestë të Egjiptit të lashtë të njohur si Hetpet

Ekip  | 03.02.2018 - Përdıtësım : 03.02.2018
Egjipt, zbulohet një varr 4.400 vjeçar Foto: Stringer

Kajro

KAJRO (AA) – Arkeologët egjiptianë thonë se kanë zbuluar një varr të vjetër rreth 4.400 vjeç pranë piramidës në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Antikuiteteve të shtunën tha se varri ka gjasa t'i përkiste një zyrtareje të lartë gjatë Dinastisë së Pestë të Egjiptit të lashtë të njohur si Hetpet. Në varr ka piktura në mure ku shihet se si Hetpet vështron skena të ndryshme të gjuetisë dhe peshkimit.

Mostafa Al-Waziri, kreu i ekipit arkeologjik, tha se pikturat përshkruajnë një majmun, i cili në atë kohë shpesh është ruajtur si kafshë shtëpiake, duke mbledhur fruta dhe vallëzim me një orkestër.

Ai beson se Hetpet, ishte një grua që besohet të ketë qenë e afërt me sundimtarët e lashtë egjiptianë të lashtë dhe se ajo kishte edhe një tjetër varr në nekropolitin perëndimor në Giza, ku ishin varret e zyrtarëve më të lartë të mbretërisë së vjetër egjiptiane.

Al-Waziri shtoi se vijojnë gërmimet në një tjetër varr.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın