Kulturë

Fillon edicioni i 67-të i Berlinale, 400 filma nga 70 shtete

Festivalin e hapi filmi francez “Django”, rrëfim për kitaristin e xhazit, Django Reinhardt, me regjinë e Etiennea Comara

Erbil Başay  | 10.02.2017 - Përdıtësım : 10.02.2017
Fillon edicioni i 67-të i Berlinale, 400 filma nga 70 shtete ( Maurizio Gambarini/AA )

Berlin

BERLIN (AA) – Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin, të enjten në mbrëmje filloi festivali i 67-të ndërkombëtar i filmit - Berlinale, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivalin e hapi filmi francez “Django”, rrëfim për kitaristin e xhazit, Django Reinhardt, me regjinë e Etiennea Comara.

Në ceremoninë e hapjes së festivalit morën pjesë emra të njohur të jetës publike, në mesin e të cilëve futbollisti i Bayernit, Jerome Boateng, modelja Toni Garn, regjisorja Wima Wenders dhe nënkryertarja e Bundestagut, Claudije Roth.

Këtë vit në festivalin Berlinale do të garojnë gjithsej 18 filma, ndërsa çmimi Ariu i Artë do të ndahet më 18 shkurt, në ditën e fundit të festivalit në të cilin do të shfaqen 400 filma nga 70 shtete të ndryshme.

Juria profesionale kryesohet nga regjisori holandez Paul Verhoeven, i njohur për filmat Hollywodian, “Robocop”, “Total Recall” dhe “Basic Instict”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın