Kulturë

Muzikali “Zümrüd-ü Anka” në Tiranë

Të pranishëm në këtë program artistik ishin ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayed Bayraktar, përfaqësues të Institutit "Yunus Emre" në Tiranë, artistë, studentë dhe artdashës të shumtë të kryeqytetit të Shqipërisë

Saimir Alija  | 22.11.2017 - Përdıtësım : 22.11.2017
Muzikali “Zümrüd-ü Anka” në Tiranë Fotoreporter: Olsi Shehu / AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Muzikali "Legjenda e Zogut Feniks" organizuar nën kujdesin e Presidencës Turke, në rrugëtimin drejt Ballkanit është ndalur mbrëmjen e së martës në Tiranë, duke sjellë për artdashësit kulturën dhe qytetërimin turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në këtë program artistik ishin ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, përfaqësues të Institutit "Yunus Emre" në Tiranë, artistë, studentë dhe artdashës të shumtë të kryeqytetit të Shqipërisë.

Ky muzikal ka si qellim të prezantojë në të gjithë botën vlerat historike dhe kulturore të Turqisë. Stacioni i parë i muzikalit në Ballkan ishte në Selanik, më pas në Shkup, ndërsa pas Tiranës, shfaqja do të vazhdojë në Sarajevë, Beograd, Zagreb, Bukuresht dhe shfaqja e fundit do të jetë në Sofie.

Kori i Departamentit të Muzikës së Drejtorisë së Përgjithshme të TRT-së, në turneun ballkanik të shfaqjes ka një ekip të përbërë nga 45 artistë, ndërsa dirigjenti i artistëve është Musa Göçmen.

Stafi i muzikalit është i përbërë nga orkestra simfonike, instrumentistë të muzikës tradicionale turke dhe valltarë, ku me performancën e tyre për artdashësit e Tiranës, kanë paraqitur vlerat e kulturës turke, në përshtatshmëri me temën dhe mësimet e legjendës së zogut feniks.

Programi artistik në Tiranë është organizuar me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" në Tiranë, Ambasadës së Turqisë në Shqipëri dhe Radio Televizionit të Turqisë (TRT).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın