Kulturë

Ndahen çmimet spanjolle të filmit në shenjë të luftës për barazinë gjinore

Mbrëmë është mbajtur ndarja e 32-të e çmimeve Goya, ndërsa në qilimin e kuq kanë ecur emrat e njohur të industrisë filmike, në mesin e të cilëve ishin Penelope Cruz, Javier Bardem, Emily Mortimer dhe Bill Nighy

Hasan Esen  | 04.02.2018 - Përdıtësım : 04.02.2018
Ndahen çmimet spanjolle të filmit në shenjë të luftës për barazinë gjinore Foto: Burak Akbulut / AA

Madrid

MADRID (AA) – Çmimet më prestigjioze nacionale të filmit Goya mbrëmë janë ndarë në një ceremoni në Madrid, ndërsa filmat “Handia“ dhe “Libreria“ fituan më së shumti çmime, raporton Anadolu Agency (AA). 

Mbrëmë është mbajtur ndarja e 32-të e çmimeve Goya, ndërsa në qilimin e kuq kanë ecur emrat e njohur të industrisë filmike, në mesin e të cilëve ishin Penelope Cruz, Javier Bardem, Emily Mortimer dhe Bill Nighy. 

Ceremonia kaloi edhe duke u dënuar skandalet seksuale në industrinë e filmit, si dhe pozitën e pabarabartë të gruas në këtë sektor. 

Çmimi i nderit Goya i është ndarë aktores së famshme spanjolle Maris Paredes (72). Gjithsej, dhjetë çmime u ndanë filmit "Handia", që flet për jetën e Miguel Joaquin Eleizegui Arteage. Skenari, muzika, efektet speciale dhe montimi janë disa nga segmentet fitues të filmit. 

Filmi "Libreria", krijuar sipas romanit me të njëjtin emër, Penelope Fitzgerald, fitoi Çmimin më të Mirë të Filmit dhe Regjisë. Regjia e filmit është nënshkruar nga Isabel Coixet. 

Javier Gutierrez fitoi çmimin për rolin më të mirë për meshkuj për filmin "El autor", ndërsa çmimin për rolin më të mirë për femra e fitoi Nathalie Poza për filmin "No se decir adios". 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın