Kulturë

Në Romë nesër hapet ekspozita kushtuar Nasuh Matrakçiut

Informacione shtesë në lidhje me Nasuh Matrakçi përmes ekspozitës më parë kanë pasur rastin të mësojnë publiku në Stamboll, Antalia, Sarajevë, Beograd, Vjenë, Tokio dhe Paris

Barış Seçkin  | 04.07.2017 - Përdıtësım : 04.07.2017
Në Romë nesër hapet ekspozita kushtuar Nasuh Matrakçiut

Romë

ROMË (AA) – Ekspozita kushtuar poetit, historianit dhe matematicientit me origjinë nga Bosnjë e Hercegovina, i cili ishte shkolluar në oborrin osman, Nasuh Matrakçi, do të hapet nesër në Romë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita "Nasuh Matrakçi: Gjeniu i shekullit të 16" nga nesër deri në fund të muajit korrik do të hapet në galerinë e Fondacionit "Societa Geografica Italiana", ku admiruesit e artit dhe shkencës do të kenë mundësinë për të mësuar më shumë për talentet e Nasuh Matrakçiut.

Projekti, i cili është nën kujdesin e Presidencës së Turqisë, organizohet nga Shoqata e dialogut ndërkulturor artistik të Stambollit (IKASD). Sponsor medial global është AA.

Informacione shtesë në lidhje me Nasuh Matrakçi përmes ekspozitës më parë kanë pasur rastin të mësojnë publiku në Stamboll, Antalia, Sarajevë, Beograd, Vjenë, Tokio dhe Paris.

Vizitorët e ekspozitës do të kenë mundësi që nga aspekte të ndryshme të mësojnë më afër rreth shekullit të 16, e cila konsiderohet të jetë epoka e artë e Shtetit Osman, sa i përket, jo vetëm historia dhe fushata ushtarake por edhe politika dhe arti.

Matrakçi ka lindur në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, në Visoko të Bosnjës, ndërsa u shkollua dhe punoi në oborret e disa sulltanëve osmanë në periudhën e artë të Shtetit Osman.

Është i njohur si një nga kronistët më të zëshëm të periudhës, ndërsa pas vetes ka lënë vepra shumë të rëndësishme edhe në fushën e matematikës, strategjisë ushtarake, letërsisë, hartografisë, artit dhe kaligrafisë.

Ai gjithashtu u shkollua edhe në Egjipt, ku në vitin 1520 ndoqi studimet e avancuara në shkencat ushtarake. Me dekretin e vitin 1529, Sulltan Sulejmani i Madhërishëm e emëron vezir kryesor të kohës së tij në fushën e artit të luftës dhe metodat e përdorimit të shtizave.

Në vitin 2014 UNESCO e ka shpallur si viti i Nasuh Matrakçiut, mjeshtrit të kaligrafisë, miniaturës dhe historisë, i cili dikur është marrë edhe me sport, sidomos me lojën "matrak", sipas së cilës edhe mori emrin Matrakçi.

Nasuh Karagjoz bin Abdullah al-Bosnavi ndërroi jetë më 28 prill të vitit 1564 në Stamboll.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın