Politikë

Borut Pahor fiton edhe një mandat presidencial në Slloveni

Borut Pahor ka siguruar mandatin e ri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, me 52.94 për qind të votave të fituara

Almir Terzic  | 13.11.2017 - Përdıtësım : 13.11.2017
Borut Pahor fiton edhe një mandat presidencial në Slloveni Fotoreporter: Ales Beno / AA

Sarajevë

SARAJEVË (AA) – Me 52.94 për qind të votave të fituara Borut Pahor ka siguruar mandatin e ri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur dje në Slloveni, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Sllovenisë, në bazë të 99.98 për qind të fletëvotimeve të numëruara, kandidati tjetër Marjan Sharec ka fituar 47.06 për qind të votave.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote ishte 1.713.473, ndërsa në votime dolën 715.250 prej tyre ose 41.71 për qind.

Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın