Politikë

Kosovë, Thaçi dhe Veseli flasin për prioritetet shtetërore

Presidenti Thaçi garantoi bashkëpunim dhe koordinim të axhendave me rëndësi nacionale midis Presidencës, Kuvendit, Qeverisë dhe partive opozitare

Figen Shaban  | 15.09.2017 - Përdıtësım : 15.09.2017
Kosovë, Thaçi dhe Veseli flasin për prioritetet shtetërore Burimi: Zyra e Presidentit të Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takimin e parë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, pas rizgjedhjes së tij si kryetar, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Presidenti Thaçi ka shprehur urimet më të mira për rizgjedhjen e kryetarit Veseli në krye të Kuvendit edhe për një mandat, bëhet e ditur në një njoftim nga Zyra e Presidentit. 

Ai gjatë këtij takimi ka theksuar se kompletimi i institucioneve kryesore të Kosovës, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, është një e arritur demokratike. 

"Ishte mendim i përbashkët se Kosovën e presin punë dhe sfida të mëdha në çuarjen përpara të axhendës së zhvillimit ekonomik dhe të integrimit në institucionet euroatlantike", thuhet në njoftim.

Presidenti Thaçi garantoi bashkëpunim dhe koordinim të axhendave me rëndësi nacionale midis Presidencës, Kuvendit, Qeverisë dhe partive opozitare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi vendosmërinë për të punuar në drejtim të thellimit të reformave demokratike, në avancimin e legjislacionit në përputhje me interesat e Kosovës dhe në thellimin e bashkëpunimit të subjekteve parlamentare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın