Politikë

KQZ vendos për rinumërimin në disa qendra votimi në Tiranë

Pasi ka shqyrtuar kërkesat ankimore të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, KQZ ka vendosur rinumërimin për 72 kuti në disa qendra votimi në Tiranë

Fatjon Cuka  | 12.07.2017 - Përdıtësım : 12.07.2017
KQZ vendos për rinumërimin në disa qendra votimi në Tiranë ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ), gjatë mbledhjes së sotme pasi ka shqyrtuar kërkesat ankimore të Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS) dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), ka vendosur rinumërimin për 72 kuti në disa qendra votimi në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Pas diskutimit për më shumë se dy orë të shtatë anëtarët e KQZ-së kanë marrë vendimin për numërimin e këtyre kutive, proces i cili do të kryhet nesër. 

PS dhe PDIU pretendojnë secila që kanë fituar mandatin 34 në Tiranë, ndërsa vendimi pritet të merret pas procesit të numërimit dhe vlerësimit të provave që kanë paraqitur dy partitë politikë në fjalë. 

Po sot, në një mbledhje tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shpërndarjen e mandateve të deputeteve për qarqet, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës dhe Dibër. 

Pas miratimit të vendimit për ndarjen e mandateve edhe për qarkun e Tiranës dhe Beratit, KQZ do të certifikojë rezultatet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 25 qershor të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın