Politikë

Thaçi kërkon anëtarësim në INTERPOL dhe anulim të fletarresteve të Serbisë

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, si dhe për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit me INTERPOL-in

Bekim Laci  | 19.02.2017 - Përdıtësım : 20.02.2017
Thaçi kërkon anëtarësim në INTERPOL dhe anulim të fletarresteve të Serbisë

Shkup

SHKUP (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e publikuar nga Presidenca e Kosovës, në këtë takim është biseduar për mundësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, si dhe për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit me INTERPOL-in.

Presidenti Thaçi, ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në INTERPOL. "Ne kemi nevojë për INTERPOL-in, por edhe INTERPOL-i ka nevojë për Kosovën, për informim sa më të shpejt", ka shtuar Thaçi.

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, ka theksuar se INTERPOL-i është i hapur për Kosovën dhe pret të përfundojnë procedurat e brendshme për të filluar shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Me sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për çështjen e ndalimit të shtetasve të Kosovës me fletarrestime të Serbisë, duke thënë se fletarrestet e tilla janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht.

Presidenti Thaçi nga sekretari i INTERPOL-it ka kërkuar që të gjitha fletarrestet politike të Serbisë të anulohen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın