Sport

FIFA: Suspendim të përjetshëm për tre zyrtarë të futbollit

Ish anëtari i Komisionit revizor të FIFA-s, Richard Lai nga Guami, në Gjykatën federale amerikane pranoi se ka marrë ryshfet nga anëtari i familjes mbretërore kuvajtiane Sheikh Ahmad al-Fahad al-Sabah

Ekip  | 21.11.2017 - Përdıtësım : 22.11.2017
FIFA: Suspendim të përjetshëm për tre zyrtarë të futbollit

Cyrih

CYRIH (AA) – Këshilli Etik i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka suspenduar përjetësisht tre zyrtarë futbolli të cilët para gjykatave amerikane u deklaruan fajtorë për marrje ryshfeti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të pezulluarve është edhe anëtari i dikurshëm i Komisionit revizor të FIFA-s, Richard Lai nga Guami, i cili në Gjykatën federale amerikane pranoi se ka marrë ryshfet nga anëtari i familjes mbretërore kuvajtiane Sheikh Ahmad al-Fahad al-Sabah.

Sheikh Ahmad për shkak të akuzave për ryshfet dhe korrupsion në muajin prill të këtij viti dha dorëheqje në funksionin e FIFA-s dhe Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC).

FIFA njoftoi se përveç Lai-t, suspendim të përjetshëm morën edhe ish-presidentët e Federatave të futbollit të Nikaraguas dhe Venezuelës, Julio Rocha dhe Rafael Esquivel.

Ata dy u arrestuan në maj të vitit 2015 në Cyrih, ndërsa më pas u ekstraduan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

FIFA pohon se ka shqiptuar gjoba të përshtatshme në lidhje me shumën e ryshfeteve që kanë pranuar të akuzuarit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın