Sport

"Forbes": Ronaldo ka fituar 93 milionë dollarë sezonin e kaluar

Futbollisti portugez dhe ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo zuri vendin e parë në listën e futbollistëve me të ardhurat më të larta në sezonin e kaluar

Yunus Kaymaz  | 27.05.2017 - Përdıtësım : 28.05.2017
"Forbes": Ronaldo ka fituar 93 milionë dollarë sezonin e kaluar

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Futbollisti portugez dhe ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo zuri vendin e parë në listën e futbollistëve me të ardhurat më të larta në sezonin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas listës së përpiluar nga revista "Forbes", e cila përfshin pagat, shpërblimet dhe sponsorët, Cristiano Ronaldo sezonin e kaluar ka fituar 93 milionë dollarë.

Në këtë listë pas Ronaldos është argjentinasi dhe futbollisti i Barcelonës Lionel Messi me të ardhura prej 80 milionë dollarë ndërsa i treti është braziliani Neymar gjithashtu futbollist i Barcelonës me 37 milionë dollarë. Më pas radhiten Zlatan Ibrahimoviç dhe Paul Pogba.

Lista e 10 futbollistëve të cilët më shumë kanë fituar në sezonin e kaluar:

Futbollisti KlubiTë ardhurat (dollarë)
1 Cristiano RonaldoReal Madrid 93 milionë
2Lionel Messi Barcelonë 80 milionë
3NeymarBarcelonë 37 milionë
4Gareth BaleReal Madrid34 milionë
5 Zlatan IbrahimoviçManchester United 32 milionë
6 Wayne RooneyManchester United23,6 milionë
7 Luis SuarezBarcelonë23,3 milionë
8 Sergio AgüeroManchester City22,6 milionë
9 James RodriguezReal Madrid21,9 milionë
10 Paul PogbaManchester United21,2 milionë
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
a
Bu haberi paylaşın