Sport

Monaco, stacioni i radhës i Formula 1

Gara për pozicionimin në pistën që mban emrin Monaco do të zhvillohet nesër në ora 14:00. Ndërsa gara do të zhvillohet të dielën në po të njëjtën orë

Yunus Kaymaz  | 26.05.2017 - Përdıtësım : 26.05.2017
Monaco, stacioni i radhës i Formula 1

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Emocionet e Formula 1 do të vazhdojnë me etapën e gjashtë e cila do të zhvillohet në Monaco, raporton anadolu Agency (AA).

Gara për pozicionimin në pistën që mban emrin Monaco me një gjatësi 3.337 metra, ku për mbarimin e garës duhen 78 xhiro, do të zhvillohet nesër në ora 14:00. Ndërsa gara do të zhvillohet të dielën në po të njëjtën orë.

Në garat e zhvilluara deri më tani, piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel ka arritur të dalë i pari në Australi dhe Bahrejn. Garën e zhvilluar në Kinë dhe Spanjë i fitoi piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, ndërsa gara e Rusisë u fitua nga shoku i skuadrës së Hamilton, Valtteri Bottas.

Renditja e skuadrave

Renditja e skuadrave dhe pilotëve përpara zhvillimit të garës së Monaco-s është si vijon:

Klasifikimi i pilotëve:

1. Sebastian Vettel (Gjermani) - 104 pikë 

2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) - 98 

3. Valtteri Bottas (Finlandë) - 63 

4. Kimi Raikkonen (Finlandë) - 49

5. Daniel Ricciardo (Australi) - 37

Klasifikimi i skuadrave:

1. Mercedes - 161

2. Ferrari - 153

3. Red Bull - 72

4. Force India - 53

5. Toro Rosso - 21

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.