Sport

Stambolli, më 23 nëntor nikoqir i samitit të FIFA-s

Në një njoftim të Federatës Turke të Futbollit (TFF) theksohet se në këtë do të marrë pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të asociacioneve anëtare të FIFA-s

Mehmet Fatih Duman  | 17.11.2017 - Përdıtësım : 18.11.2017
Stambolli, më 23 nëntor nikoqir i samitit të FIFA-s

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Në organizim të Federatës Ndërkombëtare të Asociacioneve të Futbollit (FIFA) të enjten, më 23 nëntor, do të mbahet në Stamboll Samiti i Futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të Federatës Turke të Futbollit (TFF) theksohet se në këtë do të marrë pjesë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të asociacioneve anëtare të FIFA-s.

Siç bëhet e ditur, përfaqësuesit e federatave të futbollit, gjatë samitit do të bisedojnë për një sërë temash strategjike të cilat paraqesin nismat për reforma brenda FIFA-s.

Planifikohet që pas samitit në një konferencë të përbashkët për shtyp të flasin presidenti i FIFA-s, Infantino dhe ai i federatës turke, Yildirim Demiroren.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.