Turqia

Çavuşoğlu: Sistemi i propozuar i duhet Turqisë edhe pas Erdoğan-it

Shefi i diplomacisë turke, parashtroi dilemën se çfarë do të ndodhë me Turqinë pas Erdoğanit, duke shtuar se kjo nuk ka rëndësi nëse Turqia do të ketë një sistem të fortë dhe efikas

Emre Ayvaz  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 28.03.2017
Çavuşoğlu: Sistemi i propozuar i duhet Turqisë edhe pas Erdoğan-it

Sakarya

SAKARYA (AA) – Shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se reformat kushtetuese dhe sistemi politik i cili do të jetë subjekt i referendumit të 16 prillit, do ti jenë të nevojshme Turqisë edhe pas largimit nga skena politike të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të tij para të pranishmëve në tubimin në Sakarya, Çavuşoğlu tha se sistemi politik i propozuar është një sistem i qëndrueshëm i cili i nevojitet një Turqie të fortë.

“Fakti që Turqia është sot një shtet i fortë, që ecën përkundër të gjitha pengesave, që lufton kundër tradhtarëve dhe terroristëve duke ecur me hapa të sigurt kur e tërë bota është e kapluar nga një krizë ekonomike, nuk është rezultat i sistemit aktual politik, por arsyeja për këtë është se ne kemi lider siç është Recep Tayyip Erdoğan", tha Çavuşoğlu.

Ai tha se njerëzit duhet të pyesin veten se çfarë do të ndodhë me Turqinë pas Erdoğanit, duke shtuar se kjo nuk ka rëndësi nëse Turqia do të ketë një sistem të fortë dhe efikas.

“Sistemi që kemi propozuar në referendum në fakt është i nevojshëm për një Turqi pas Erdoğanit. Kjo është siguresa e Turqisë pas Erdoğanit", tha shefi i diplomacisë turke, sipas të cilit, njerëzit kanë nevojë për sqarime plotësuese për sistemin.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.