Turqia

Erdoğan bisedë telefonike me Macron

Presidentët Erdoğan dhe Macron kanë rënë dakord që të bëjnë përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen e problemit dhe sigurimin e qetësisë në Al-Aksa

Halil İbrahim Başer  | 22.07.2017 - Përdıtësım : 22.07.2017
Erdoğan bisedë telefonike me Macron

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike më presidentin e Francës Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës, gjatë bisedës me fokus në problemet rajonale u diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe.

Gjatë kësaj bisede dy liderët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me kufizimet e Izraelit kundër palestinezëve në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem si dhe për humbjen e jetëve të njerëzve për shkak të tensioneve që ndodhën. 

Presidentët Erdoğan dhe Macron kanë rënë dakord që të bëjnë përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen e problemit dhe sigurimin e qetësisë në këtë vend.

Duke vënë në dukje se hapat për dhënien fund të tensioneve duhet të merren sa më shpejtë që të jetë e mundur, të dy liderët shkëmbyen mendimet lidhur me zhvillimet e fundit në Siri dhe Libi.

Erdoğan dhe homologu i tij francez Macron po ashtu diskutuan edhe për tensionet në Gjirin Persik në lidhje me Katarin.

Në këtë aspekt Erdoğan duke iu referuar vizitës që do ta zhvillojë në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Katar, ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së këtij problemi nëpërmjet dialogut dhe negociatave.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.