Turqia

Erdoğan bisedë telefonike me Putin, dy liderët takohen të enjten

Presidenti i Turqisë, Erdoğan dhe homologu i tij rus Putin, zhvilluan bisedë telofonike, në të cilën kanë rënë dakord për t'u takuar të enjten në Ankara për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon

Çiğdem Alyanak  | 25.09.2017 - Përdıtësım : 25.09.2017
Erdoğan bisedë telefonike me Putin, dy liderët takohen të enjten

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, zhvilluan bisedë telofonike, në të cilën kanë rënë dakord për t'u takuar të enjten në Ankara për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve presidenciale, dy liderët gjatë bisedës telefonike kanë folur në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, duke shkëmbyer mendime lidhur me procesin e Astanës për arritjen e paqes në Siri.

Erdoğan dhe Putin kanë biseduar edhe lidhur me referendumin për shkëputje nga Iraku të qeverisë rajonale kurde, duke vënë theksin mbi integritetin territorial të Irakut dhe Sirisë.

Ata po ashtu janë dakorduar që të diskutojnë në detaje për të gjitha çështjet, në veçanti mbi zhvillimet e fundit në rajon, gjatë takimit në Ankara më 28 shtator, ditën e enjte.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın