Turqia

Forcat turke kryen sulme ajore kundër terroristëve në veri të Irakut

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kryen sulme ajore kundër pozicioneve, strehimoreve, depove të armëve dhe të municioneve të cilat përdoreshin nga pjesëtarët e organizatave terroriste

Hamdi Çelikbaş  | 26.09.2017 - Përdıtësım : 26.09.2017
Forcat turke kryen sulme ajore kundër terroristëve në veri të Irakut

Ankara

ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë kryer sulme ajrore ndaj kampeve të organizatës terroriste në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avionët ushtarak të Komandës së Forcave Ajrore ndërmorrën operacion ajror kundër kampeve të PKK-së të cilat gjenden në rajonet Zap dhe Avashin-Basjan.

Avionët kryen sulme ajrore kundër pozicioneve, strehimoreve, depove të armëve dhe të municioneve të cilat përdoreshin nga pjesëtarët e organizatave terroriste, të cilat u zbuluan se ishin në përgatitje të sulmeve në rajon.

Avionët të cilët morën pjesë në operacionet ajrore u kthyen në bazat e tyre.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın