Turqia

MPJ e Turqisë reagon kundër shkeljeve izraelite ndaj Al-Aksasë

“Presim që Izraeli t’i dëgjojë thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për kthimin sa më shpejtë në 'status-quo' dhe heqjen e të gjitha kufizimeve në Al-Aksa", thuhet në reagimin e MPJ të Turqisë

Zuhal Demirci, Uğur Çil  | 21.07.2017 - Përdıtësım : 21.07.2017
MPJ e Turqisë reagon kundër shkeljeve izraelite ndaj Al-Aksasë

Ankara

ANKARA (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar në lidhje me shkeljet e Izraelit kundër Mesxhid-i Aksa-së dhe moslejimit të faljes së namazit të xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ thuhet se "ndjehet dhimbje e thellë dhe shqetësim për vdekjen e dy personave dhe dhjetëra të plagosurve në incidentet që ndodhën si dhe për moslejimin e faljes së namazit të xhumasë edhe kësaj here në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit.

“Respektimi i shenjtërisë dhe statusit historik të Al-Aksasë në Jerusalemin Lindor i cili ndodhet nën pushtimin e Izraelit që nga viti 1967, është një detyrim njerëzor dhe ligjor i Izraelit. Presim që Izraeli t’i dëgjojë thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për kthimin sa më shpejtë në 'status-quo' dhe largimin e të gjitha kufizimeve, përfshirë edhe detektorët e vendosur në hyrjen e xhamisë e cila është një nga vendet më të shenjta të adhurimit të muslimanëve. Kjo është thelbësore për sigurimin e paqes", qëndron në reagimin e ministrisë.

Kujtojmë se më 14 korrik, ditën e premte, policia izraelite vrau tre palestinezë në kompleksin Al Aksa me pretendimin se kanë sulmuar me armë, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët ndërruan jetë në spital.

Pas incidentit, forcat izraelite mbyllën portat e kompleksit Al Aksa. Të dielën, ata hapën dy porta të saj, duke vendosur detektorë elektronikë të sigurisë.

Popullata palestineze vlerëson se detektorët metalikë nuk janë vendosur për qëllime të sigurisë por për të krijuar sundimin mbi Aksa-në.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın