Turqia

Vriten nga forcat turke 13 terroristë të PKK-së

Trembëdhjetë terroristë të PKK-së u vranë në rajonet Avasin-Basyan në veri të Irakut në një sulm ajror të dielën herët në mëngjes teksa po përgatiteshin për sulm të armatosur

Ahmet Sait Akçay  | 28.05.2017 - Përdıtësım : 29.05.2017
Vriten nga forcat turke 13 terroristë të PKK-së

Ankara

ANKARA (AA) – Gjatë një operacioni ajror nga forcat turke në veri të Irakut të dielën në mëngjes janë vrarë 13 terroristë të PKK-së, bëri të ditur një burim ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).

Trembëdhjetë terroristë të PKK-së u vranë në rajonet Avasin-Basyan në veri të Irakut në një sulm ajror të dielën herët në mëngjes teksa po përgatiteshin për një sulm të armatosur, tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti. 

Sulmi gjithashtu shkatërroi 7 depo të municioneve që i përkasin organizatës terroriste PKK.

PKK-ja, që është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, rifilloi fushatën ushtarake kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Që atëherë është përgjegjëse për vdekjen e rreth 1.200 personave duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın