Ferdi Türkten
14 Shkurt 2019•Përditësim: 14 Shkurt 2019
SOÇI (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka nisur një takim kokë më kokë me homologun iranian Hasan Ruhani para Samitit Trepalësh për Sirinë në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi zhvillohet i mbyllur për media në Sanatoriumin Rus në Soçi.
Ndryshe, presidenti Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në Soçi do të marrë pjesë në Samitin e Katërt Trepalësh me temë Sirinë, ku do të marrin pjesë edhe presidentët e Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani.
Në samit do të shqyrtohen përpjekjet e përbashkëta të platformës së Astanas në terren dhe pocesin politik për të gjetur zgjidhje të përhershme për konfliktin sirian.